Ajo gjithmonë është treguar “protektive” ndaj familjes së saj, duke mos dashur ta shfaqë për sytë e publikut.
Por këtë herë ishte vetë Poni ajo që ka thyer rregullat e veta, duke nxjerrë jo vetëm bashkëshortin, por edhe djalin “në shesh”. Këngëtarja bukuroshe ka postuar në Instastory-t e saj një foto të bashkëshortit, me vogëlushin e tyre në krah, në një pozë shumë të ëmbël babë e bir. Familja duket se po bën një shëtitje në natyrë, dhe artistja e njohur duket se ka dashur ta ndajë këtë moment edhe me ndjekësit e saj.