INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Popullit të uritur: Diktatori, hani mish qeni, është një superushqim

Popullit të uritur: Diktatori, hani mish qeni, është një superushqim

Publikuar më: 11:39 18-08-2016

Diktatori koreano-verior ka sugjeruar për popullin e tij mishin e qenit, pasi sipas tij është një ushqim me shumë kalori. Kjo është deklarata e fundit e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jongu, ndaj një populli shumë të varfër që s’ka për të ngrënë.

Përveç faktit që mishi i qenit ka më shumë vitamina se mishi i pulës, vicit, derrit apo rosës, diktatori sugjeron që qentë të vriten me shkopinj, pasi kështu mishi i tyre do të jetë më i shijshëm. Dhe për të bindur koreano-veriorët që të hanë mish qeni, Kim Jongu ka nisur një bombardim të vërtetë mediatik. Siç raporton Korea Times, kanali në You Tube i propagandës koreano-veriore , DPRK Today thotë se mishi i qenit është  shumë i mirë për stomakun dhe zorrët.

Çdo gjë për të bindur një popull të uritur. Menjëherë pa kësaj fushate, aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë dalë në protesta, por Kim Jong vazhdon i pa lëkundur me propozimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721