Javë e shënuar për Kim K, pasi plotësohet plot një dekadë që nga video e saj e parë pornografike!
Plot 10 vite më parë ajo debutoi si pornostare me videon që do ta kthente në një yll absolut, duke i hapur rrugën për t’u bërë ajo që është sot. Me fjalë të tjera, një nga personat më me influencë në botën e spektaklit, rreth të cilës sillen mediat rozë. Është faqja e njohur porno, Pornhub, ajo që e sjell në vëmendje këtë rast për faktin se pikërisht kjo e fundit e transmetoi për herë të parë. Pornhub ka publikuar në Twitter një shkrepje të Kim gjatë videos porno, por pjesa më ngacmuese është fakti se i referohet asaj si “pornostarja e tyre numër 1”. Jemi të bindur që Kim-it nuk do t’i pëlqejë, veçanërisht pasi fitoi gjyqin me Vivid Entertainmet për publikimin e videos, por fundja, të gjithë e dimë që në të vërtetë ishte ajo vetë që kërkoi ta nxirrte. Dhe duke parë ku është sot, duhet të themi që ishte goxha lëvizje.