Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një informacion të rëndësishëm për studentët shqiptarë në SHBA lidhur me vizat e tyre.
Ja ç’thotë:
"Studentë, vini re! - njofton ambasada. - Nuk është e nevojshme të ktheheni në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën. Megjithatë, nëse ktheheni në Shqipëri gjatë verës dhe viza juaj skadon apo ka skaduar, sigurohuni që të nisni procesin e rinovimit të vizës të paktën tre javë para se të udhëtoni. Ndonjëherë mund të ketë vonesa gjatë procesit dhe ju nuk do të doni të vonoheni!"