INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porosia e Arta Marku. Në rrjetën e drejtësisë peshqit e mëdhenj të trafikimit të drogës

Porosia e Arta Marku. Në rrjetën e drejtësisë peshqit e mëdhenj të trafikimit të drogës

Publikuar më: 15:16 13-02-2018

Peshqit e mëdhenj të trafikut të lëndëve narkotike duhet të jenë në fokus të punës së organeve ligjzbatuese. Kjo është porosia e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku ndaj organeve të drejtësisë në qytetin e Korçës. Gjatë një takimit, ku u zhvillua analiza vjetore e organit të akuzës së këtij qyteti, Kryeprokurorja kërkoi hetime të thelluara kundër drogës,.
Arta Marku:
“Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku, me gjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj.
Kryeprokurorja ka kthyer sytë edhe tek punonjësit e administratës publike që shkelin ligjet. Në këtë pikë Arta Marku dha mbështetje për prokurorët që hetojnë këto raste.
Arta Marku:
Mbështesim fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë; nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji. Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”.

Article Logic
Execution time: 0.0044200420379639