INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porosia e babait e bën këngëtaren shqiptare të përlotet në emision [FOTO]

Porosia e babait e bën këngëtaren shqiptare të përlotet në emision [FOTO]

Publikuar më: 12:16 24-01-2018

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një emision gatimi ku edhe është surprizuar me një videomesazh surprizë nga babai.

Më parë Arinda Gjoni ka folur për lidhjen e ngushtë që ka me familjen duke e konsideruar si pikën e saj të dobët. Teksa ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, Arindës iu bë një video surprizë me babain e saj, Mark Gjoni. Aty ky i fundit ndau me publikun edhe momentin kur Arinda kishte interpretuar një këngë shumë të vështirë dhe pas atij interpretimi, ai kishte marrë vendimin që ajo të ndiqte shkollën e muzikës.

“Kur Arinda ishte 9 vjeç, ka nisur të këndojë, ndërkohë që unë luaja në instrument ajo më tha: A mund të këndoj një këngë? Po, i thashë unë. Ishte një këngë që këndohej në atë kohë, “Vetë më the të dua” titullohej. Ishte këngë që ne muzikantët e quajmë pak si të vështirë, sidomos për fëmijët. Arinda e interpretoi me saktësi dhe nga ai moment vendosa që Arinda të vazhdojë shkollën e muzikës” – tha i ati në videomesazhin e përgatitur për të bijën.

“Unë i them Arindës në mënyrë të vazhdueshme që rruga e artit është shumë e bukur, e gjatë, por pa destinacion. Në momentin q'ë mendon se ke arritur destinacionin, ti ke humbur rrugën. Duhet të punosh shumë. Porosia ime për Arindën është të mos e harrojë këngën shqipe”,- shtoi babai i saj.

Pas videomesazhit, Arinda u përlot dhe premtoi se nuk do të largohej nga muzika shqiptare, pavarësisht ofertave dhe projekteve në të ardhmen. Aktualisht Arinda po punon për projekte të reja muzikore me një kompani turke.

3ef3769693fb21ef80e35eb8866735c5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711