Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e parë me anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, për të diskutuar mbi situatën politike në vend.
Mësohet se kryetari Lulzim Basha ka kërkuar nga anëtarët e rinj të Këshillit që të mbështesin protestat në vend, siç është ajo e studentëve apo edhe protesta e banorëve të zonës së Astirit.
Basha ka kërkuar që anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të bindin njerëzit që të mbështesin protestat e zhvilluara.