INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Porosia e fundit’ zbulon kokainën. Arrestohen tre persona [VIDEO]

‘Porosia e fundit’ zbulon kokainën. Arrestohen tre persona [VIDEO]

Publikuar më: 10:02 13-09-2018

Policia ka zhvilluar aksione për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, në Fier. Kontrollet janë kryer gjatë orëve të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, FNSH Fier dhe nga Komisariati i Policisë Fier. Gjatë kontrolleve u arrestuan 2 shtetas, dhe u ndalua 1 person i shpallur në kërkim. Një shtetas tjetër po procedohet penalisht 1 tjetër. Operacioni i koduar “Porosia e fundit” u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit: Edi Subashi, 27 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë. Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi, Fatmir Hoxha, 48 vjec, banues në Fier i cili u kap me një armë të ftohtë. A.Z, 38 vjeç, banues në Fier po ndiqet penalisht pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokali në Fier, këtij shtetasi ju gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Petrit Halimi, 27 vjeç banues në Mallakastër, i cili është dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0028951168060303