INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porositi vdekjen e bashkëshortes, biznesmeni dënohet me burgim të përjetshëm. Ja si u vra Suela në tualet

Porositi vdekjen e bashkëshortes, biznesmeni dënohet me burgim të përjetshëm. Ja si u vra Suela në tualet

Publikuar më: 11:40 11-06-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm biznesmenin shkodran, Sadetin Sula, i cili porositi vdekjen e gruas së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para dy viteve në 18 prill të 2016,ku Suela Sula, nënë e dy fëmijëve u gjet pa jetë në tualetin e biznesit të mobilierisë në të cilën ishte dhe bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës.

Në fillim u mendua se ishte vetëvrasje, por ekspertiza mjekoligjore tregoi të kundërtën.

Suela Sula ishte mbytur me duar nga një person.

Policia ndryshoi pistën e hetimit, ku nëpërmjet përgjimeve telefonike u zbulua se bashkëshorti i saj Sadetin Sula kishte porositur ish punonjësin e tij Fatjon Karmeshtna, që ti vriste bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve të sëmurë.

Shkak për këtë vrasje ishte bërë gjysma e pasurisë qo do humbiste me divorcin që viktima i kishte kërkuar bashkëshortit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0026888847351074