INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Porsche Taycan duket se është gati të hyjë në prodhim

Porsche Taycan duket se është gati të hyjë në prodhim

Publikuar më: 10:27 13-09-2018

Makina e parë tërësisht elektrike nga Porsche, është parë duke u testuar dhe duket se është gati për prodhim

Prodhuesit e makinave elektrike, duket të kenë kujdes të shtuar nga një EV që vije prej Shtutgartit të Gjermanisë.

Modeli tërësisht elektrik nga Porsshe, do t’i nxjerrë shumë punë brendeve të njohura si Tesla, Mercedes apo BMW.

Instagram Banner

Spiunët që merren me makinat e reja, e kanë fotografuar modelin Taycan, që duket se është më i kompletuar se kurrë, ndërsa nuk kishte asnjë shtresë kamuflazhi.

Madje, i dukeshin pjesërisht edhe dritat LED që ngjanin pak me Mission E Concept. Në të njëjtën kohë, shihen për herë të parë edhe rrotat dalluese të kësaj veture.

Derisa shfaqet hapur në pjesën e përparme, hapësira për mbushje me rrymë, në pjesën e pasme shihen dritat LED të kapura ves vete.

Zyrtarë nga Porsche, kanë bërë të ditur se bateritë e fuqishme ia mundësojnë të lëvizë pandërprerë për 500 kilometra. Përmes një sistemi të avancuar, Taycan mbushet për 15 minuta, aq sa për të lëvizur për 400 kilometra.

Më e rëndësishmja, do të lëvizë sikur një Porsche normale, pasi i ka bateritë në pjesën e poshtme dhe i mundësojnë vozitjen e duhur. Pritet që Porsche Taycan të prezantohet në fillim të vitit që vjen, para se të lansohet më 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0040237903594971