Dëshira për të patur një peliçe ka bërë që Albana Osmani të fitojë qendrën e vëmëndjes së portaleve ditën e sotme.
Në një postim ajo thotë: “Mendjen e kam tek peliçja që lashë pa marrë. Më duhej një kredi për ta paguar!”
Dhe si duket “zgjidhja” ishin lajmet e shkruara nëpër portale të cilat menjëherë pasi dëgjuan thirrjen e Albanës, nisën me lajmet.
Kaq mjaftoi që moderatorja e Top Channel të ironizonte duke thënë se peliçen për të cilën i duhej të merrte kredi për ta blerë, e bleu më në fund me lekët e marra portaleve që kishin shkruar për të. Epo, rrofshin portalet.