INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portali francez fton turistët: “Nxitoni të shijoni qoshet e vogla të parajsës në Shqipëri”

Portali francez fton turistët: “Nxitoni të shijoni qoshet e vogla të parajsës në Shqipëri”

Publikuar më: 12:10 04-08-2017

Mediat botërore kanë kthyer sytë drejt turizmit shqiptar. Gjatë ditëve të fundit janë publikuar shumë shkrime, të cilët e kanë cilësuar vendin tonë si “perlën e Ballkanit”. Këtë të premte është portali ‘Open Minded’, i cili i ka kushtuar një shkrim të gjatë të shoqëruar me fotografitë e pikave kryesore të vendit tonë. Tirana, Gjirokastra, Berati apo dhe bregu i Sarandës dhe ai i Dhërmiut janë destinacionet që propozon portali francez për të vizituar. Me titullin “Shqipëria, destinacioni që deri tani ka qenë jashtë gjurmës së udhëtarëve … dhe turistëve!” portali francez ‘Open Minded’ ka bërë thirrje të gjithëve të vizitojnë vendin tonë.

“Open Minded”:
Duket sikur kjo rimon për Kroacinë, por ky destinacion është edhe më pak turistik (tani për tani), prandaj duhet të shkoni e të bëni një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria ende i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një larmi dhe pasuri të peizazheve të jashtëzakonshme, për dashamirësit e natyrës, shtriqje në plazhe, dhe fshatra të vogla tipike. Për aq kohë sa nuk është lakmuar shumë nga turistët, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës, sa nuk është tepër vonë!"
Jo vetëm bregu i mrekullueshëm por vizitorët kanë çfarë shohin dhe sa i përket historisë. Për këtë portali francez propozon një vizitë në kryeqytetin shqiptar, Korçën ose Parisin e vogël, Gjirokastrën, ku mund të shohësh shtëpitë prej guri në një stil të mahnitshëm otoman apo dhe Beratin, një pasuri e UNESCOS,

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369