INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portali i fashmëm botëror, Butrinti numri një në Shqipëri

Portali i fashmëm botëror, Butrinti numri një në Shqipëri

Publikuar më: 10:26 27-12-2017

Një nga portalet më të famshme të turizmit në botë, TripAdvisor, ka folur për Shqipërinë duke iu referuar eksperiencës së turistëve. Portali ka prezantuar destinacionet më të pëlqyera për turistët kudo në botë, sipas shteteve. Shqipëria është bërë pjesë e shkrimit dhe citohet se duhet të ndihet “krenare” për Butrinti. Në hartën e ndërtuar për destinacionet më të pëlqyera nga turistët, Butrinti renditet i pari. Sipas Tripadvisorit, ajo çfarë pëlqehet më tepër në Shqipëri lidhet me historinë.

Për Butrintin jepen të dhëna të detajuara historike, që nga shpallja muze në qershor 1961. Ky destinacion është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207