Këngëtarja Enca Haxhia gjithmonë është “kryqëzuar” nga ndjekësit për përdorimin e tepërt të “Photoshopit” në fotot e saj. Mirëpo, përveç ndjekësve të saj ajo së fundmi është kritikuar edhe nga faqet e protale të huaja të cilat kanë vënë në dukje sesa keq ajo i editon fotot.
Këngëtarja i paska rënë në sy dhe medias amerikane buzzyusa.com , e cila e ka renditur në vendin e 16 për përdorimin e dështuar të Photoshop.
‘’Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa edituar, por ajo postoi foton tjetër tepër të edituar ku duket shumë më e dobët. Kamera shton 10 kile dhe Photoshop largon 15’’, thuhet në mbishkrimin e lënë sipër fotove të Encës.