Një lajm mund të shkaktojë shumë bujë dhe kësaj rradhe lajmi i portal-it “Periskopi” ka nervozuar grupin e ultras-ve TKZ, që janë dhe grupi zyrtar mbështes i kombëtares tonë në çdo ndeshje të saj.
Shkrimi përmbante në titullin e saj këto fjali: “Tradhti e organizuar, Plisat organizim për të shpërfillur Kosovën, do të shkojnë të përkrahin shtetin fqinj”. Këto fjali menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e TKZ-së, e cila ka reaguar menjëherë duke i cilësuar si fjalë që promovojnë urrejtjen dhe një tradhti e organizuar midis kombeve dhe se Kosova ka qenë, është dhe mbetet shqiptare që ngfa rrënjët e saj.
Ata i kanë ftuar njerëzit t’i bashkohen për t’i ndaluar të tilla portale dhe t'i bëjnë report faqes në Facebook.