INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portet e vendit në ‘’kolaps’’ nga moti i keq

Portet e vendit në ‘’kolaps’’ nga moti i keq

Publikuar më: 15:40 06-03-2018

Shiu dhe era e fortë kanë paralizuar portet e vendit. Në portin e Vlorës në orët e para të mëngjesit vetëm tragti Vlorë-Brindizi ka mbërritur normalisht po më tej kapiteneria konfirmoi se nuk do të lejohet lëvizja drejt Italisë. Ndërkohë që është pezulluar edhe lëvizja në det e anijeve të vogla të peshkimit dhe mjeteve të tjera lundruese.
Forca e detit arrin nga 6-7 ballë në gji dhe 8 ballë në det të hapur duke vështirësuar lëvizjen dhe lundrimin e mjeteve në det. Mos kryerja e intenerarit drejt Italisë për shkak të motit të keq ka sjellë edhe pengesa tek qytetarët që pritej të udhëtonin drejt Italisë, por dhe bizneset janë bllokuar. Forca e erës është matur dhe në jug është 14-16 m/s. Po sipas sinoptikanëve ka tendenca në ulje gjatë natës. Probleme ka pasur edhe në portin e Durrësit, ku dhe është ndërprerë lundrimi për anijet e peshkimit.

Article Logic
Execution time: 0.0021741390228271