INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portieri Buffon “var dorezat në gozhdë”, përcillet si legjendë, lotët nuk kanë të ndalur! [FOTO]

Portieri Buffon “var dorezat në gozhdë”, përcillet si legjendë, lotët nuk kanë të ndalur! [FOTO]

Publikuar më: 16:32 19-05-2018

Në “Allianz Stadium” festa kishte nisur para se në fushë të zbriste skuadra, por në stadiumin e mbushur plot e përplot, të paktë ishin ata që kishin mbërritur për të ndjekur ndeshjen, e aq më pak rezultatin final të saj.

Në Torino e shtuna e 19 majit 2018 do të mbahet mend si “Gigi Day”, dita kur Gianluigi Buffon i tha lamtumirën bardhezinjëve pas 17 sezonesh të mbushur me trofe.

Për t’ja lehtësuar disi barrën e lamtumirës së dhimbshme, Max Allegri vendosi që të zëvendësojë në minutën e 63-të. Me kokën ulur për të mos treguar sytë e përlotur dhe me duart lartë duke falenderuar tifozët, Gigi iu drejtua stolit.

Ovacionet e tifozerisë e bllokuan dhe në fund nuk e mbajti dot më. 40-vjeçari shpërtheu në lot dhe u ul në stolin, hera e fundit që e bën për Juventusin si lojtar, pasi të ardhmes nuk i dihet dhe fati mund të kthejë në këtë stol, por me një rol tjetër.

gigiooo.jpg

 

Hapësira e stolit ishte shumë e vogël për të mbajtur gjithë keqardhjen e largimit dhe Gigi iu drejtua dhomave të zhveshjes, duke u premtuar tifozëve se do të rikthehej prap.

U rikthye në fushë më i qetë, por nisi sërish i përlotur të përshëndesë të gjithë tifozët. E ashtu i përlotur, mes duartrokitjeve, brohoritjeve dhe i shoqëruar nga një shi i lehtë, Buffon vendosi të ngjisë shkallët e stadiumit, aty nga ku do ta shohë nga tani e tutje Juventusin e tij.

niff.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0025031566619873