INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portieri i Manchester City refuzon trajnerin Sarri të dalë nga fusha, rregullorja nuk e ndalon

Portieri i Manchester City refuzon trajnerin Sarri të dalë nga fusha, rregullorja nuk e ndalon

Publikuar më: 18:06 25-02-2019

Një episod mjaft i rrallë ishte ai që u pa në ndeshjen e mbrëmshme gjatë Chelsea – Manchester City. Trajneri Sarri kërkonte zëvendësimin e portierit Kepa Arizabalaga, por ai nuk pranoi të dilte nga fusha e lojës.

Një episod qesharak, por që ka ngjallur edhe mjaft debate. A është e lejueshme ajo që bëri portieri? Mesa duket po.

Një arbitër, nuk ka të drejtë me rregullore ta detyrojë një lojtar të zëvendësohet, edhe nëse trajneri apo kapiteni kërkon largimin e tij nga fusha.

Gjithashtu në internet po qarkullon edhe një rast tjetër kur Leo Messi refuzonte trajnerin Enrique për të dalë nga loja dhe Kepa mesa duket nuk është i pari.

Chelsea humbi Kupën e Ligës përballë Manchester City me penalltitë shtesë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030691623687744