Është marrë vendimi i gjykatës ditën e mërkurë për portierin e Tottenham, Hugo Lloris, pasi u arrestua disa javë më parë, pas vërtetimit nga policia se po drejtonte automjetin e tij Porsche në gjendje të dehur.
Ai është dënuar me një gjobë monetare në vlerën e 50.000 paundëve, si edhe me heqjen e të drejtës së drejtimit të automjetit për 20 muaj. Kujtojmë se Lloris u zbulua nga një kontroll rutinë i policisë rrugore në Londër, në dyfishin e normës së lejuar të gjendjes së alkoolit në gjak.
E ndërsa makina që drejtonte Porsche Panamera kushton 65.000 paund, 31 vjeçari do duhet të paguajë gati sa çmimi i makinës së tij gjobën e përcaktuar nga trupi gjykues.
Fakti se është një personazh me influencë në popullsi mund të ketë ndikuar në rritjen e gjobës deri në këtë masë, për të ndaluar ndikimin negativ te qytetarët e Londrës.