INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portieri spanjoll tregon lidhjet e tij me mafian. Kjo është e vërteta

Portieri spanjoll tregon lidhjet e tij me mafian. Kjo është e vërteta

Publikuar më: 12:34 26-05-2018

Portieri i kombëtares spanjolle do të dalë para Komitetit Disiplinor të Federatës Italiane të Futbollit, për t’u pyetur nëse ka lidhje me mafian e Camorra-s.

Pepe Reina ka dhënë një intervistë për gazetën “Il Mattino”, ku ka treguar edhe lidhjet e tij me mafian duke sqaruar edhe të vërtetën e kësaj historie. Portiere i Napolit dyshohet se ka kontakte me mafian famkeqe të Camorra-s.

“Çdo gjë është shpifje. Kjo përfolje nuk është aspak e këndshme. Unë nuk jam një person i përfshirë në mjedisin, që diskutohet nëpër gazeta. Unë dua ta bëj të qartë: nuk kam pasur ndonjë lidhje me klane, bosët apo njerëzit e lidhur me Camorrën. Esposito u arrestua në fazën e parë të këtij hetimi” - tha portieri 35 vjeçar.

“Po, është e vërtetë se kam organizuar festën time të lamtumirës nga Napoli në klubin e tij të natës. Më kanë shpjeguar se ishte liruar dhe se akuzat nuk ishin të vërteta. Unë iu besoj gjithmonë njerëzve, madje edhe më shumë, nëse një gjyqtar i rishqyrton vendimet e tij”-shtoi më tej gardiani i Napolit.

Article Logic
Execution time: 0.019434928894043