Thomas Strakosha, në një intervistë për Rtsh Sport, ka rrëfyer për karrierën e tij tek kombëtarja shqiptare, dhe eksperiencën që ka kaluar me të dy trajnerët kuqezi, De Biazin dhe Panuçin.
“De Biazi ka bërë historinë e vet me Kombëtaren. Europianin e parë që kemi arritur e kemi bërë me të. Mua më dha debutimin, dhe e falenderoj shumë. Panuçi ka një objektiv akoma më të fortë. Tani kemi një grup të mirë, por e nisim sërish nga zero, pasi shumë lojtarë të rinj janë afruar. Me De Biazin ishte pak më e lehtë, por me Panuçin jemi si ushtarë.”