Thomas Strakosha është shprehur i zhgënjyer pas humbjes kundër Italisë.
“Ishte një ëndërr e bërë realitet, por jam u zhgënjyer për rezultatin. Tani ëndrrat për në Botëror shuhen! Duhet të shohim përpara tani.
Goli i dytë? Beloti pozicion jashtë loje? Nuk e di, thjesht nuk arrita ta kapja atë top. Më vjen shumë keq për këtë gjë. Goli i Imobiles? S’kam humbur ndonjë bast me të, por tani do më duhet ta duroj kur të kthehem te skuadra e Lacios (qesh) “, tha portieri kuqezi.