INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portokalli apo Kosherja? Cili spektakël ndiqet në shtëpinë e Salsanos dhe Erjonës

Portokalli apo Kosherja? Cili spektakël ndiqet në shtëpinë e Salsanos dhe Erjonës

Publikuar më: 18:32 25-03-2021

"Portokalli" dhe "Kosherja" kanë "ndarë" një nga çiftet më të njohur të aktorëve, Salsano Rrapin dhe bashkëshorten e tij Erjona Kakelin.

Erjona Kakeli është pjesë e spektaklit më të ri të humorit “Kosherja” në “Abc News”, me regji të Altin Bashës ndërsa Salsano vazhdon të jetë pjesë e “Portokalli-së”.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Erjona tregoi se në shtëpinë e tyre ndiqet "Kosherja", pasi Salsano po bën vite në atë punë.

“Me thënë të drejtën meqë ‘Kosherja’ fillon në 8:30 shikohet ajo. I thashë unë e shikoj në telefon se kam shkarkuar ABC, ndërsa ti shikoje në televizor. Por jo nuk më la, e shohim në tv Kosheren me që ka vetëm 2 javë që ka filluar.

Salsano ka 21 vjet që më njeh si aktore përpos që kemi 16 vite bashkë. Është fansi im si aktore, është shumë kriktik, nuk jemi marr fare me idenë e “Portokallisë” apo që jam unë këtu. Duhet që dikush të rrinte me dy gocat dhe njëri prind duhej prandaj unë jam marr me teatër.

Në “Kosheren” e parë më tha je super aktore, në të dytën sa t’ja marrësh dorën ta shijosh. Kisha një lloj ngërçi me thënë të drejtën. Ne jemi mësuar në teatër me 40 ditë prova. Plus që të mungon spektatori", tha Erjona.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291