INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portretet e 15 viktimave të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Portretet e 15 viktimave të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më: 14:59 15-02-2019

Ditë zie edhe sot në Maqedoninë e Veriut për 15 viktimat që humbën jetën gjatë aksidentit të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë. Pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethinat.

Aksidenti ndodhi më 13 shkurt rreth orës 17:00, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar, nga shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin, duke u përplasur me barrierat rrugore dhe më pas ka përfunduar në humnerë. Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, shtatë persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Alsat-M.

EMRAT E VIKTIMAVE:

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi
Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
Esat Emruli nga Gostivari
Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
Besim Fetai nga Vrapçishta
Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
Zoran Davidovski (1981), punonjës në qytetin e Shkupit
Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari Boban Avramovski, student i FON-itDejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0017299652099609