INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portugalia jo më shumë se një barazim 1-1 me Islandën [VIDEO]

Portugalia jo më shumë se një barazim 1-1 me Islandën [VIDEO]

Publikuar më: 21:56 14-06-2016

Kanë përfunduar ndeshjet e para të të gjithë grupeve të Euro 2016. Ndeshja e fundit përmbyllëse ishte ajo e grupit F, mes Portugalisë së Ronaldos dhe Islandës. Portugalia nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndërsa Islanda siguron një pikë historike, pasi është hera e parë që merr pjesë në këtë kompeticion. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Saint-Ettiene, nën arbitrimin e Cuney Cakir, ishte shumë emocionuese me aksione nga të dyja anët.Ishte Nani ai që kaloi portugezët në epërsi në minutën e 31-të të pjesës së parë falë një harkimi të Andre Gomez. Ndërsa golin e barazimit për islandezët e shënoi Bjarnasson duke i siguruar një pikë shumë me vlerë ekipit të tij. Kreu i grupit mbahet nga Hungaria me 3 pikë, Portugalia dhe Islanda ndajnë nga një pikë, ndërsa Austria në vendin e fundit me 0 pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174