Ka përfunduar këtu Europiani për kombëtaren e Uellsit, dhe Portugalia shkon në finale për herë të parë pas 12 vitesh. Portugezët fituan 2:0 këtë takim, falë një goli të Critiano Ronaldo dhe një devijimi të Nanit pas goditjes së Ronaldos. Portugalia dominoi çdo gjë në lojë duke treguar epërisë e saj ndaj Uellsit që nuk ia doli që të gjente golin, me një Bale që u mundua me të gjitha forcat, ndoshta u ndje mungesa e Ramsey.
Kjo mbrëmje foli vetëm për Ronaldon, pasi portugezi, theu dy rekorde. Ai u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Evropianit, si dhe barazoi edhe rekordin e madh të Michel Platini, duke realizuar nëntë gola në Evropian. Portugalia tani pret në finale fituesin e ndeshjes Gjermani – Francë.