INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portugalia triumfon në Ukrainë, çfarë duhet të mbajmë mend nga ky Eurovision? [VIDEO]

Portugalia triumfon në Ukrainë, çfarë duhet të mbajmë mend nga ky Eurovision? [VIDEO]

Publikuar më: 09:47 14-05-2017

Le të themi që portugezët dominuan në Evropë!

Pas fitores së Kampionatit Evropian të Futbollit verën e kaluar, një tjetër triumf i një rëndësie shumë të madhe vjen për Portugalinë. 27-vjeçari portugez, Salvador Sobral fitoi Festivalin Evropian të Këngës 2017 me plOt 758 pikë të grumbulluara,  festival i cili u zhvillua në Kiev të Ukrainës. Kjo është hera e parë që Portugalia e fiton Eurovisionin pas konkurrimit për plot 53 vjet në këtë kompeticion.

Kënga “Amar Pelos Dois” e shkruar nga motra e tij, triumfoi para përfaqësueve të Bullgarisë dhe të Moldavisë.

Por çfarë duhet të mbajme mend nga ky Eurovision?

Edhe pse motoja ishte "celebrate diversity" dhe u pompua harmonia mes njerëzve, shteteve, politika dominoi edhe këtë vit.

E nisim me vendin tonë, Shqipëria mbeti sërish jashtë finales. Pas skualifikimit të Eneda Tarifës edicionin e shkuar, e njëjta gjë ndodhi edhe këtë vit me Lindita Halimin që u përfaqësua me këngën “World”

Rusia u përjashtua nga gara pasi këngëtarja ruse kishte shkelur pa lejen e autoriteteve ukrainëse ne Krime.

Justin Timberlake? Po, Eurovision-i ka të tijin! Këngëtari suedez solli një ndër këngët më të shkarkuara në platformat muzikore, teksa shumë e krahasuan performancën e tij me Justin Timberlake.

Italia theu rekordin e videos më të klikuar në kanalin e Youtube me Francesko Gabbani.

“Kafshët në skenë” nga një kokë kali te një majmun që kërcen…ishin edhe ata pjesë e performance të Eurovision.

Teksa jamala këndoi këngën e saj më të re një fans u ngjit pranë saj dhe uli pantallonat e tij. E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të sigurisë.

Këngëtari bullgar Kristian Kostov ishte përformuesi më i ri në moshë por edhendër më të kuotuarit në sondazhet online.

Këngëtarja e San Marinos u ngjit për të tretin vit në skenë.

Shtetet që shkojnë direkt në finale këtë vit sollën këngë tejet të preferuara për publikun evropian, por siç e tha vetë fituesi portugez, “fitoi muzika”.

Deri në edicionin tjetër, le të shijojmë këngën fituese!

Article Logic
Execution time: 0.0015199184417725