Vihet në pranga nga Policia e Pogradecit shtetasi Jurgen Papa 24 vjeç dhe është shpallur në kërkim A.P., 26 vjeç.
Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë si dhe posedonte rreth 400 gram lëndë narkotike.
Dyshohet se të rinjtë kanë qëlluar me armë në fshatin Tushemisht të Pogradecit. Policia i ka sekuestruar lëndën narkotike e dyshuar kokainë si dhe një krëhër pistoletë më 9 fishekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".