INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Post zgjedhjet lokale/ Në Laç sulmohet një qendër votimi, në Dibër arrestohet nënkryetari i PD

Post zgjedhjet lokale/ Në Laç sulmohet një qendër votimi, në Dibër arrestohet nënkryetari i PD

Publikuar më: 13:48 01-07-2019

Situata në Shqipëri pas zgjedhjeve është e qetë pavarësisht disa incidenteve.

Një ambient privat, i cili shërbeu si qendër votimi në zgjedhjet e 30 qershorit është sulmuar sot me armë zjarri.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit në Fushë Kuqe të Laçit, e cila është sulmuar rreth orës 1:00 pas mesnatës së shkuar.

Si pasojë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë në Dibër nënkryetari i PD, Korab Muça është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për incidentin me KZAZ në Peshkopi, para zgjedhjeve


Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277