I la të gjithë me gojë hapur!
Ajo ka qenë single që kur është ndarë me bashkëshortin e saj prej 5 vitesh, Marko Jaric, në vitin 2014, por duket se Adriana Lima ishte e vendosur që t’ju jepte fund spekulimeve për jetën e saj sentimentale. Pasi është parë në Monaco Grand Prix në ditën e diel me një unazë diamanti në gishtin e saj, menjëherë shpërthyen zërat sipas të cilëve bukuroshja 35 vjeçare ishte e martuar ose në rastin më të pakët e fejuar. Supermodelja e Victoria’s Secret nuk e ka pëlqyer aspak këtë thashethem dhe ka deklaruar se është e martuar me veten e saj. Adriana ndau në Instagram një foto të vetes së saj me unazën famëkeqe në gisht dhe duke bërë me shenjë që të heshtin gojët e liga. Megjithatë pika më e fortë ishte mbishkrimi i fotos: “I AM MARRIED WITH ME”.