Të gjithë po i mundon pyetja nëse Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë në një lidhje bashkë apo jo?
Por ata të dy kanë vendosur t’i “torturojnë” fansat duke mos reaguar për jetën e tyre private. Megjithatë, më në fund, e kanë dhënë një shenjë... Pas gjestit të Libertës në puntatën e fundit të emisionit, ajo ndezi një qiri dhe ia dha dikujt që zgjaste dorën për ta marrë. Dhe sot Flori e plotëson këtë puzzle duke postuar foton e tij me dorën e zgjatur. Të ketë qenë vallë ai qiri për Florin dhe romancën e tyre ende të pakonfirmuar? Meqë këngëtari dhe moderatorja kanë nisur të luajnë me detaje, presim hapin e tyre të radhës...