INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Postimet me gjuhë urrejtje. Gjykata austriake vendos: Facebook ti fshijë! [VIDEO]

Publikuar më: 13:28 09-05-2017

Një gjykatë në Austri ka urdhëruar që Facebook të heqë postimet e cilësuara si gjuhë të urrejtjes, me një vendim që mund të ketë ndikime ndërkombëtare. Çështja u soll nga Partia e Gjelbër e vendit pasi liderja e saj u vu në shënjestër nga një llogari e rreme. Gjykata tha se postimet jo vetëm në Austri por në mbarë botën duhet të fshihen. Facebook nuk ka komentuar ende. Gjykata e apelit në Vienë vendosi që postimet kundër udhëheqëses të të gjelbërve Eva Glaëischnig - dhe se çdo rivendosje fjalë për fjalë - duhet të hiqen. Sipas gjykatës bllokimi i mesazheve në Austri pa i hequr ato për përdoruesit jashtë vendit nuk ishte i mjaftueshëm. Gjykata tha se ishte e lehtë për Facebook të automatizonte këtë proces.  Megjithatë Zuckerberg vazhdon të këmbëngulë se firma e tij është një kompani e teknologjisë dhe jo një organizatë mediatike. Por rrjeti i tij social është padyshim një burim lajmesh për  shumë prej 1.94 miliardë përdoruesve.  Për këtë arsye facebook është gjithnjë nën presion për të marrë përgjegjësinë për përmbajtjene postimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436