INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postimi i Berishës për këmisha që vlejnë mijëra dollarë, Rama : Kjo shpifje do shkojë në gjyq

Postimi i Berishës për këmisha që vlejnë mijëra dollarë, Rama : Kjo shpifje do shkojë në gjyq

Publikuar më: 11:46 14-10-2018

Kryeministri Edi Rama ironizon postimet e ish-kreut demokrat Sali Berisha ndërsa shkruan se shpifjet ndaj tij do të shkojnë në gjykatë. Një ditë më parë Berisha postoi në faqen e tij facebook një mesazh nga emigranti dixhital, të titulluar “Kallam dështaku blen 23000 dollarë këmisha në një dorë në New York!” Në shkrim thuhej se “Edi Rama vjen blen 23 000 dollar këmisha hugo boss në Time Square”. Duke ripostuar në faqen e vet në twitter mesazhin e qytetarit dixhital, Rama kërcënon se çdo përhapës i shpifjes dënohet.
“S'jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë?Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti”-shkruan kreu i qeverisë.

edi_rama_postim.png

Article Logic
Execution time: 0.0033118724822998