INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postimi i Erik Fullanit, bën Noizyn ta thumbojë atë kështu…  [FOTO]

Postimi i Erik Fullanit, bën Noizyn ta thumbojë atë kështu… [FOTO]

Publikuar më: 12:36 20-04-2017

Ata të dy janë miq por kjo nuk do të thotë t’i kursejnë ironitë ndaj njëri-tjetrit.

Ishte Eriku ai që e “nisi lojën” ditën e djeshme teksa psotoi një foto të reperit amerikan Raz-B duke e cilësuar si kopje të Noizyt. “Kontrollo ku ka shku Baçi për pushime verën e 1986 se s’më pëlqen fare kjo foto”, shkruante ai krah fotos  duke qeshur.

NOZ22-1.jpg

Por ndërkohë që menduam se Noizy po bënte indiferentin ndaj këtij postimi, mori hak pikërisht atëherë kur Eriku nuk e priste. Teksa ky i fundit postoi një video të shkëputur nga një set fotografik që po realizon, tek komentet dallon edhe atë  të Noizyt ku e krahason “Star Boy-n” me modelin amerikan, Ben Hill.   “Ben Hill. Do doja shumë të thoja çfarë kam në mendje”.

 eriku2.jpg

“Në momentin kur e postova mendova do më thotë Noizy që më do? Hajde, të lutem”, ia kthen Eriku. intv.al

 

eriku-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109