Presdenti Barack Obama bëri status në Twitter për popullin amerikan për herë të fundit si President i Amerikës.
“Ka qenë një nder për mua t’ju shërbej. Ishit ju që më bëtë të jem një udhëheqës dhe një njeri i mirë”.
Ndërkohë prezantoi edhe website-n e ri Obama.org ku do të paraqesë gjithë aktivitetin e tij në ngjarjet në vazhdim si dhe do të shërbejë si një faqe për mbledhjen e fondeve.
“Ndërsa shohim përpara, le të reflektojmë se çfarë ka më shumë rëndësi për ju. Ndani mendimet tuaja me mua në Obama.org”.
“Nuk do të ndalem, do të jem me ju si qytetarë dhe me të drejtën, i frymëzuar nga zërat tuaj të së vërtetës dhe drejtësisë.”shkruan ai.