INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postimi në Facebook i kushton vendin e punës ministres

Postimi në Facebook i kushton vendin e punës ministres

Publikuar më: 21:08 20-03-2018

Një postim i bërë në rrjetin social facebook i ka kushtuar rëndë, duke u shkarkuar nga detyra ministren e Drejtësisë në Norvegji.

“Liberalët mendojnë se të drejtat e terroristëve janë më të rëndësishme se siguria e vendit”- ky ka qenë statusi i ministres Sylvi Listhau, që shoqërohej me një foto të luftëtarëve islamikë të maskuar më rroba ushtarake dhe rripa municionesh. Pas postimit të saj me datë 9 mars, opozita organizoi një mocion mosbesimi në parlament për ministren, shkruan “Daily Mail”.

Parlamenti nuk kishte përcaktuar ende një datë kur do të zhvillohej mocioni i mosbesimit, kur papritur ministrja bëri dorheqjen e saj nga detyra. Duke parë numrin e madh të votave kundër ministres së drejtëisë, kryeministrja Solberg tha se ajo do të thërriste edhe një votbesim për të gjithë qeverinë.

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0032851696014404