INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postimi prekës i Landit: Teksti i para dy viteve, ku Dr. Flori i flet ende realitetit të sotëm shqiptar! [FOTO]

Postimi prekës i Landit: Teksti i para dy viteve, ku Dr. Flori i flet ende realitetit të sotëm shqiptar! [FOTO]

Publikuar më: 11:55 03-10-2016

Një postim i veçantë ka zënë vend në Instagramin e këngëtarit të njohur Landi Hysi, ish pjesëtar i grupit ikonik të muzikës hip-hop, West Side Family.

Ai ka bërë publik një tekst të mikut të tij të ndjerë, Dr. Flori, i cili me fjalët e tij i prek të gjithë dhe gjithmonë, edhe sot që nuk është më. Gati dy vite pas ndarjes nga jeta, Dr. Flori duket se i flet sërish realitetit të sotëm me një tekst kënge që fare mirë mund të ishte poezi, e shkruar në tetor të vitit 2014, një muaj para se të largohej. Edhe pse dy vite më pas, ai është ende aktual pasi të gjithë problemet për të cilat ka shkruar në këtë copëz teksti ndjekin këmba-këmbës realitetin e sotëm shqiptar. Pak ose aspak gjëra kanë ndryshuar, më të rinj që ende duan të largohen nga Shqipëria dhe shpresat që vështirë se i gjejmë ndokund. Kjo është Shqipëria për të cilën shkruante Dr. Flori, kjo është Shqipëria në të cilën ende jetojmë sot.

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699