Rrjetet sociale po përdoren shumë nga kreu i qeverisë. Postimet e tij tërheqin shumë vëmendje edhe për shkak të ngjarjeve dhe postimeve mjaft interesante.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e dytë të vitit 2019 me një ngjarje të rëndësishme të 113 viteve më parë.
Është fjala për shoqërinë patriotike shqiptare “Mall’ i Mëmëdheut.”
Shoqëria u themelua në New York në vitin 1906 me nismën e disa prej personaliteteve më të shquara të rilindjes si Petro Nini Luarasi, Mina Grameno, Dhimitraq Negovani etj.
Këtë ngjarje kryeministri ka zgjedhur ta rikujtojë sot në rubrikën e tij në Instastory.