Postimi i pandjeshëm i ka ngritur fansat në revoltë kundër aktorit të njohur të humorit.
Ermali ka një nga faqet shqiptare me më shumë ndjekës, e cila pritet gjithmonë me komente pozitive dhe dashamirësi nga fansat. Por jo këtë herë! Postimi i tij i fundit ka shkaktuar tërbim in e komentuesve, të cilët kanë bërë apel që të mbyllen rrjetet e tij sociale. Ai ka bërë shaka me një vajzë anoreksike, duke vendosur përkrah saj foton e tërheqëses Rashel Kolaneci, ndërsa në mbishkrim ka shkruar “Si i ndryshon jeta njeriut nga një program”. Diçka e tillë nuk është marrë aspak lehtësisht nga fansat, për një shaka që ndoshta Ermali nuk e ka menduar mirë.