Ashtu si shumë Vip-a të showbizz-it edhe Lori Hoxha vendosi të promovojë turizmin shqiptar me një foto të nxehtë të postuar në Insta, buzë detit e veshur me një body bikini.
Ndonëse qëllimit i përshkrimit të fotos ishte promovimin dhe thirrja e vizitorëve që të vijnë në vendin tonë, motrat e Lorit, Sara dhe Redia e kanë parë këtë foton nga një këndëvështrim tjetër, duke e ngacmuar paksa fashionistan.
“E bukura Shqipëri, vizitoni Shqipërinë “, shkruan Lori në përshkrimin e fotos së vendosur në Instagram ndërsa Redia i ka komentuar: “Vetëm Shqipërinë nuk shohim këtu”.
Ndërsa Sara nga ana tjetër ka mbështetur mendimin e Redia-s duke shkruar: “Hahahaha kështu po mendoja dhe unë”.
Gocat mesa duket i kanë rënë pikës. Me këto linja kaq seksi të Lorit vështirë se mund të mendosh diçka tjetër./intv.al/