Ndërkohë që në media, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë shndërruar në dy personazhet më të përfolur të momentet, mesa duket Majk është bërë pjesë e aludimeve të shumta.
Ditën e djeshme, këngëtari i njohur ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video të Xhensilës, e cila shfaqej e veshur me një fustan të tejdushëm, duke treguar format e saj perfekte trupore.
Artisti është penduar dhe e ka fshirë menjëherë këtë video dhe kaq është dashur që përdoruesit e rrjeteve të sociale të spekulojnë se mes Majk dhe Xhensila Murtezaj mund të ketë lindur nëj ndjenjë dashurie.
Lidhur me këto aludime të shumta, Majk ka vendosur të sqarojë të gjithë ndjekësit e tij se cila ishte arsyeja që ai e postoi dhe më pas e fshiu menjëherë videon.
“Për të gjitha portalet që e kanë keqkuptuar, kjo është video që e kam postuar pasi dëgjova këngën time në sfond”, shkruan këngëtari, duke hedhur poshtë spekulimet për një lidhje të mundshme mes dyshes.