Enca është gjithmonë në qendër të vëmëndjes, qoftë për muzikën e saj apo shfaqjen e aseteve të bollshme.
Kryesisht për këtë të fundit, pasi për hir të së vërtetës, nëse do të nxirrte një këngë për çdo pozë përvëluese, albumet e saj nuk do numëroheshin dot. Enca ka postuar në Instagram një foto ku po e mbyllte ditën duke u relaksuar në pishinë, për kënaqësinë e saj dhe të fansave natyrisht. Kjo pasi këngëtarja bukuroshe kishte vënë në fokus gjoksin në foton që postoi mbrëmjen e kaluar, i cili binte edhe më shumë në sy se pjesa blu e pishinës. Ndoshta është iluzioni i fotos, ose ndoshta thjesht sytë janë mësuar se ku të kërkojnë kur shohin një foto të Encës.