INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pozicionet që flini me partnerin, parashikojnë të ardhmen e lidhjes suaj. Hiqeni kuriozitetin!

Pozicionet që flini me partnerin, parashikojnë të ardhmen e lidhjes suaj. Hiqeni kuriozitetin!

Publikuar më: 12:11 20-10-2017
Corrine Sweet, terapiste e çifteve ka treguar se mënyra si flini tregon shumë për lidhjen tuaj, nëse ajo është e shëndetshme, apo jo.
Edhe pse nuk ju kishte vajtur më parë mendja, duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi këtij detaji. Sipas fotove, keni përshkrimin e lidhjes suaj:
1. I ktheni kurrizin njëri-tjetrit dhe flini larg
Çiftet që flenë në këtë pozicion kanë më shumë siguri në lidhje. Ata duan hapësirën e tyre dhe nuk ju intereson të jenë shumë romantikë. Janë persona që dashurinë e tregojnë me vepra.
2. Njëri partner përqafon tjetrin
Patti Wood, eksperte e gjuhës së trupit ka sqaruar se ky pozicion është më shumë seksual. Sipas saj, njëri tregon se po e mbron tjetrin dhe po mundohet t’i përcjellë besim.
3. Flini me kurriz, por ngjitur 
Ky lloj pozicioni tregon se të dy partnerët janë të relaksuar dhe rehat me njëri-tjetrin. Ky është një pozicion mjaft i përhapur te çiftet.
4. Njëri dominon në shtrat
Njëri nga partnerët dominon në krevat, tregon se edhe në lidhje dëshiron të marrë nga hapësira juaj. Mundohuni të toleroni!
5. Njëri vendos dorën në gjoksin e partnerit.
Ky lloj pozicioni është më shumë i përhapur nga çiftet e reja, pra që sapo janë njohur. Thuhet se rreth 4% e çifteve flenë në këtë pozicion.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875