Jo çdo zgjedhje mode duket se përqafohet nga fansat, madje disa mund të të kthejnë gjithë internetin kundër.
Gigi Hadid festoi me një postim në Instagram shfaqjen në kopertinën e Vogue Arabia, me një pozë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim nga ajo. Zakonisht e kemi parë supermodelen të zhvishet gjithmonë e më shumë, edhe me poza nudo, por këtë herë zgjodhi të vishet. Motra e madhe Hadid është shfaqur me një perçe shumë elegante, duke iu përshtatur vendit në të cilin botohet ky edicion i revistës prestigjoze. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç shpresonte bukuroshja 21 vjeçare, e cila është akuzuar për “përdhosje kulture” nga komentues të tërbuar dhe aspak të lumtur me këtë version të perçes. Gigi, e cila është gjysëm palestineze dhe me babain musliman, ka shkaktuar një kaos të vërtetë në rrjetet sociale, me komentues që e akuzonin se e ka reduktuar perçen në një “deklaratë mode”.