INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PPE i drejtohet Bashës: Merrni pjesë ne institucionet e vendit dhe fokusohuni te reformat

PPE i drejtohet Bashës: Merrni pjesë ne institucionet e vendit dhe fokusohuni te reformat

Publikuar më: 19:05 30-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte dje i pranishëm në punimet e kongresit të Partive Popullore Europiane ku kryefjalë e denoncimit të tij ishte krimi i lidhur me pushtetin në Shqipëri dhe kanabizimi i vendit.

Por në rezolutën emergjente të miratuar ditën e djeshme nga PPE për Ballkanin Perëndimor, sugjerohet pjesëmarrja në institucionet e vendeve përkatëse dhe fokusimi te reformat e rëndësishme.

Rezolutën e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama, duke thënë se PD nuk e votoi dje në Maltë.

Ja çfarë shkruan Rama:

KUSH GËNJEN

Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj:

“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në insititucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”

Article Logic
Execution time: 0.0023190975189209