INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Alesia Bami do fejohet?! Por si do reagoje nëse do t'i publikonin video intime? Ja si përgjigjet ajo! [FOTO]

Pra, Alesia Bami do fejohet?! Por si do reagoje nëse do t'i publikonin video intime? Ja si përgjigjet ajo! [FOTO]

Publikuar më: 09:32 04-05-2020

Alesia Bami është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila është kthyer edhe në një moderatore të njohur. Së fundmi, në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E diell”, moderatori Edi Manushi ka zbuluar se Alesia do të fejohet. Pas deklaratës së Manushit, edhe vet Alesia e ka pranuar dhe është shprehur se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar identitetin e të dashurit. “Ka zëra se do fejohesh”, i tha Manushi ndërsa Alesia duke qeshur ia ktheu: “Do fejohem, do fejohem”. 

Ajo ka treguar sot se si do reagonte nëse do i publikonin në internet një video intime. Alesia është pyetur se si do reagonte në një situatë të tillë, duke thënë se ka njërëz që jetojnë me punë në internet dhe ndërhynë në jetën private të personave të famshëm.

“Le ta fillojmë me teknologjinë, teknologjia ka të mirat dhe të këqijat e veta. Mos të harrojmë që ka edhe njerëz që nxjerrin bukën e gojës nëpërmjet teknologjisë, kështu që sigurisht do të ndërhyjnë në jetën tënde private”, u shpreh modelja.

kzjfm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030550956726074