INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Arbenita në mënyrë indirekte ironizoi akuzat për ndërhyrje estetike? [FOTO]

Pra, Arbenita në mënyrë indirekte ironizoi akuzat për ndërhyrje estetike? [FOTO]

Publikuar më: 17:23 12-07-2020

Disa javë më parë një klinikë në Rusi ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory, duke treguar transformimin e saj në fytyrë. Nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”. Fill pas këtyre tashethemeve në rrjet qarkulloi një foto ku modelja ka pozuar në det me bikini duke ekspozuar të pasmet e saj, ndërsa këtë foto e kanë krahasuar me një pozë të fundit të sajën thuajse të njëjtë, duke vënë në dukje ndryshimin.

E në fakt foto të tilla ka shumë, teksa Arbenita gjithnjë i ka hedhur poshtë aludimet. Ditën e sotme ajo publikuar në Instastory një krahasim “Para dhe Pas” që i bëhet Candice Swanepoel, ku e akuzojnë për ndërhyrje estetike në fytyrë, shkruan iconstyle. Mirëpo, modelja e hedh poshtë diçka të tillë, duke thënë se këto krahasime njerëzit i bëjnë vetëm që të ndihen mirë vetë. Pra, sipas saj pas thashethemeve për ndërhyrje estetike, fshihen njerëz që duan të ndihen mirë vetë, pasi kanë probleme me pamjen ose vetëbesimin.

Është shumë qesharake të shohësh këto faqe që mundohen të ulin të famshmit, që të ndihen mirë vetë. Ajo është e Candice Swanepoel, kini pak respekt njerëz. Kështu, modelja ka ngritur disa paralele, duke hedhur poshtë edhe një herë thashethemet për ndërhyrje kirurgjikale, madje këtë herë me një goditje për ata që i bëjnë këto krahasime.

20200712_162541.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822