Javët e fundit Loredana dhe Mozzik kanë qenë kryefjala e mediave rozë për shkak se u fotografuan duke darkuar së bashku me Kidën. Dyshja ka lënë të kuptohet se tashmë janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin, ndonëse vetë ata kanë zgjedhur mos të pohojnë ende asgjë publikisht.
Reperja e njohur kosovare, Loredana ka ndarë së fundmi disa foto nga vendlindja e saj duke treguar se ka udhëtuar sërish drejt Kosovës.
Ajo shfaqet në aeroport dhe më pas në mal duke huazuar dhe pasionin e fundit të Mozzik i cili ka ngjitur alpe të ndryshme.
“Kthim tek rrenjët”, ka shkruar Loredana krah postimit të fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e ndjekësve të reperes.
Duke qenë se Mozzik është një specialist dhe i apasionuar pas hiking, sipas fansave ai ka shoqëruar Loredanën në këtë ngjitje në mal. Madje ata mendojnë se ky personi në foto është Mozzik dhe Loredana ka dashur të na intrigojë me veprimin e saj.
Për më tepër, postimin e “dieserbobby” (personi që shoqëronte Loredanën), e ka pëlqyer edhe Mozzik.