Prej disa ditësh është përfolur për një largim të mundshëm të Arbana Osmani nga Top Channel dhe arsyet ishin nga më të ndryshmet.
Por ditën e sotme, mapo.al ka zbuluar disa detaje të reja. Sipas tyre, e gjitha ka nisur për shkak se Arbana ka publikuar në faqen e emisionit të “Dua të të bëj të lumtur”,një pjesë nga videoklipi i këngës së re të Pirro Çakos dhe Xhensila Myrtezaj. Regjisori i “Sekreti im” është Eduart Grishaj, i cili është përfolur si i dashuri i ri i moderatores.
Drejtuesit i kanë kërkuar Arbanës ta heqë këtë postim nga faqja e emisionit, por ajo ka kundërshtuar pasi është ajo vetë autorja e emisionit dhe mund të hedhë çfarë dëshiron. Më pas diskutimi është tensionuar dhe ka bërë që moderatorja të kërkojë dorëheqjen.
Më pas, ajo ka hequr dorë nga vendimi i largimit për shkak se kështu emisioni i saj do të mbetej përgjysmë dhe do të kishte mjaft dëme