Moderatorja Dojna Mema është gjithmonë në kërkim të të rejave nga personazhet e njohur, por për jetën e saj private nuk ka folur asnjëherë.
Nëse ju kujtohet, para shumë muajsh ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur Vlashent Sata, por Dojna i hodhi poshtë këto thashetheme duke u shprehur se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët dhe asgjë më shumë se diçka profesionale.
Teksa i kishim hequr nga mendja këto thashetheme, pak ditë më parë moderatorja e njohur postoi një foto ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit nuk na e ka zbuluar, teksa ka shkruar:
Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura.
P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise
Kurioziteti është i madh rreth personit që i ka vjedhur zemrën dhe që e dashuron, kujdeset dhe i bën foto të bukura, sikundër thotë ajo vetë.
Ashtu sikurse u aludua menjëherë pas fotos së publikuar prej saj dhe me sa kemi kuptuar nga rrjetet sociale fatlumi është pikërisht Vlashent Sata, sipas iconstyle.al
Nga fotot e publikuara prej tyre në rrjetet sociale shohim se kanë qenë në të njejtat vende dhe po ashtu i kanë publikuar në periudha të njejta.